Lajmet e fundit

Policia ka prangosur dy të dyshuar në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë, pasi që e të njëjtin e kishin sulmuar një zyrtarë policorë.
Sipas policisë njëri nga të dyshuarit kishte bërë vozitje të shpejtë duke e drejtuar autobusin “Mercedes” me targa lokale.
me këtë rast, bëhet e ditur se policia i ka shqiptuar atij tiketë për kundërvajtje, me ç’rast dy të dyshuarit kanë filluar t’i ofendojnë dhe e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë duke i shkaktuar atij lëndime trupore.
Këtij të fundit i është ofruar tretman mjekësor.
Ndërkaq, të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.