06.03.2017 · përditësuar para 3436 dite1 min lexim
Drejtori teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, do të jetë i pranishëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Bayern Munich për të parë nga afër lojën e Hector Bellerin, shkruan Mundo Deportivo, njofton Klan Kosova.
Mbrojtësi i krahut ka qenë i lidhur tash e një kohë me kthimin në Camp Nou, por këta zëra u shuan pasi ai nënshkroi këtë vit kontratë të re me Arsenalin.
Gjithsesi, pasi Arsenal po ka probleme të vazhdueshme, 21 vjeçari mundet fare lehtë të bindet që nga Londra të kalojë në Barcelonë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.