Lajmet e fundit

Në Kompleksin e Varrezave në fshatin Burim të Malishevës është kujtuar Maskra e Burimit.
Në përvjetorin e 25-të u bënë homazhe për 42 civilët e vrarë e të masakruar që kryesisht ishin nga Astrazupi e Dragobili, raporton Klan Kosova.
Në nderim të kësaj masakre te Kompleksi i Varrezave në Burim, homazhe ka bërë kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.
Ai tha se në mesin e të rënëve në masakrën që është më e madhja në Malishevë ka pasur fëmijë, pleq e të hendikepuar që ishin të paarmatosur, por që rënia e tyre sipas Kastratit do të kthehet në forcë e përkushtim për ndërtim të shtetit.
E familjarët e viktimave që kishin ardhur në Burim të dielën, ngriten shqetësimin e tyre se akoma askush nuk është dënuar për këtë masakër dhe se drejtësia e vonuar është plagë e hapur për ta.