Lajmet e fundit
Gjykata speciale e cila pritet të themelohet shumë shpejt sipas ekspertëve do të ishte e pakuptimtë nëse ajo do të fokusohej vetëm në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Analisti politik, Faik Krasniqi është i mendimit se Kosova më shumë ka nevojë për themelimin e një Gjykate Speciale që do të hetojë krimet e rënda ekonomike dhe vrasjet me motive politike.
“Drejtësia në Kosovë për 16 vite ka arritur që të dështojë që prapa grilave të dërgojë njerëzit e korruptuar e sidomos “peshqit e mëdhenj” të politikës të cilët janë faktor për shkatërrimin e ekonomisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit” ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë që prokurorët e as gjykatësit nuk kanë marrë guximin më këto çështje, duke theksuar se asnjë zyrtar i lartë nuk ka përfunduar prapa grilave, korrupsion dhe krim të organizuar për 16 vite. Shkruan, Kosova Sot.