Lajmet e fundit

Vdekja e Astrit Deharit ka prekur edhe shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, njofton Klan Kosova.
Disa prej tyre sot kanë protestuar para Ambasadës së Kosovës në Londër.
Me parulla në dorë edhe protestuesit atje kanë kërkuar “Drejtësi për Astritin”.
Madje një parull ku shkruan "Justice" (Drejtësi) ata e kanë vendosur edhe në hyrje të ambasadës.


