Lajmet e fundit

Zyratari serb, Milovan Drecun, krijimin e pikave të përbashkëta kufitares mes Kosovës dhe Shqipërisë i ka quajtur "heqje kufijsh mes dy vendeve".
Drecun ka thënë se të gjitha këto janë hapa që sipas tij çojnë në aneksimin e një pjese të territorit të Serbisë nga Shqipëria dhe vendosjen e bashkësisë ndërkombëtare përpara aktit të kryer.
“Ky është hap praktik që tregon se ata po punojnë për të vënë gjithë bashkësinë ndërkombëtare para aktit të kryer – ja, ne, hap – pas hapi, po e krijojmë Shqipërinë e madhe dhe askush nuk po reagon që do të thotë se ky nuk është problem i madh.
"Dhe kur të bëhen llogaritë, një ditë ata do të thonë: Pra, për çfarë të bisedojmë tjetër? Ja, Shqipëria e madhe ekziston", ka thënë Drecun për Novosti, përcjell Klan Kosova.
Sipas Drecun, OKB-ja duhet t'i japë fund sjelljeve të tilla, ndërsa ka shtuar se Serbia do t’i bëjë të gjitha që në planin diplomatik të tregojë për këtë rrezik.
"Përndryshe do ta kemi situatën që bashkimi të ndodhë e që do të thotë se kufiri ndërmjet Shqipërisë e Serbisë do të jetë në Jarinjë e Merdar".