Lajmet e fundit

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë, thotë se nëse arrihet një marrëveshje me Prishtinën që do të rregullonte statusin përfundimtar të Kosovës do të ishte e nevojshme që qytetarët e Serbisë të deklarohen rreth kësaj.
"Nëse është një referendum, apo ndoshta janë zgjedhjet, por që të dyja këto zgjedhje janë demokratike," tha Drecun për RTS, duke shtuar se ka rezistencë të fortë edhe të Prishtinës si dhe vendeve përendimore për të folur për statusin e Kosovës sepse ata mendojnë se kjo çështje është e mbyllur, transmeton Klan Kosova.