17.02.2016 · përditësuar para 3818 dite1 min lexim
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, deputeti i Partisë Progresive të Serbisë, Milovan Drecun tha sot në përvjetorin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës se “Kosova është një eksperiment i dështuar i shteteve më të madhe perëndimore dhe vrima e zezë e Europës, e cila sundohet nga niveli më i lartë i korrupsionit dhe shkallës së lartë të papunësisë”, shkruan Radio KiM, përcjellë Klan Kosova.
Ai u tha gazetarëve në parlamentin e Serbisë se është e qartë që Kosova sot nuk mund të funksionojë dhe të jetë e sigurt pa praninë ndërkombëtare.
“Strukturat që kanë dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë për qëllim një situatë të qëndrueshme”, ka thënë Drecun.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.