13.04.2019 · përditësuar para 2668 dite1 min lexim
Mesfushori gjerman Julian Draxler ka thënë se futbollistët Neymar dhe Mbappe do të qëndrojnë në Paris Saint-Germain.
Ai këto komente i ka bërë pas raportimeve se dy yjet e PSG-së do të transferohen në Real Madrid, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu edhe përfaqësuesit e skuadrës franceze kanë thënë se nuk dëshirojnë të heqin dorë nga futbollistët në fjalë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.