Luguents Dort arriti që me trepikësh në sekondën e fundit të takimit, t’i sigurojë fitore Oklahoma City Thunder kundër San Antonio Spurs me rezultatin 102-99.
Ishte Shai Gilgeous-Alexander ai që kontribuoi më së shumti me pikë, duke realizuar 42 sosh, që janë më së shumti në karrierën e tij brenda një ndeshje.
Derisa Thunder e siguroi fitoren në fund, Utah Jazz e kontrolloi gjithë ndeshjen kundër Los Angeles Lakers, për të triumfuar me 25 pikë diferencë, 114-89.
Fituesit u udhëhoqën nga 18 pikët e Jordan Clarkson dhe Rudy Gobert, ndërsa tek Lakers ishte LeBron James që shënoi më së shumti pikë, gjithsej 19.
Kjo ishte fitorja e 15-të me radhë e Jazz në shtëpi, ndërsa në 24 ballafaqimet e fundit kanë triumfuar 22 herë.
Në anën tjetër, Lakers pësuan humbjen e katërt me radhë, apo të 5-tën nga 6 ndeshjet e fundit.
Këtë ndeshje të gjigantëve perëndimor, adhuruesit e basketbollit në Kosovë kishin mundësi ta përcjellin në platformën “Artmotion”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.