Oklahoma City Thunder ka befasuar duke e mposhtur Golden State Warriors me rezultat 108-102 në ndeshjen e parë të finaleve në Konferencës Perëndimore në ligën më të fortë në botë NBA.
Thunder kanë mposhtur Warriors duke u bërë kështu ekipi i parë që ka arritur fitore në shtëpinë e kampionit aktual të NBA-së.
Dy më meritorët, ashtu siç ishte pritur, ishin
Kevin Durant dhe
Russell Westbrook, duke shënuar 26 respektivisht 27 pikë.
Thunder ishin gati gjatë gjithë kohës në disavantazh, por në çerekun e katërt i ndezën motorët, duke u rikthyer edhe nga 14 pikë minus.
Lojtari më i mirë i NBA-së,
Stephen Curry, përkunër se shënoi 26 pikë dhe arriti edhe 10 kërcime, nuk mundi të shpëtojë ekipin e tij nga disfata.
Ndeshja e radhës po ashtu do të luhet në
Oakland, California ku si vendas Luftëtarët do të mundohen të barazojnë shifrat në 1-1, para se ndeshjet të bartën në Oklahoma.
Për të kaluar në finalen e përgjithshme njëri nga ekipet duhet të fitojë katër ndeshje.
Kushdo që fiton finalen e Konferencës Perëndimore do të luajë në finalen e përgjithshme me fituesit e Konferencës Lindore, i cili do të vendoset mes Cleveland Cavaliers e Toronto Raptors.
https://www.youtube.com/watch?v=5RN9_JiplMw
klankosova.tv