Lajmet e fundit

Disa vite më parë, reperi Drake përflitej për një lidhje romantike me një prej tenisteve më të mira të të gjitha kohërave, Serena Williams.
Por tani kohërat kanë ndryshuar, dhe reperi tashmë është bërë baba, ndërkaq Serena përpos që është bërë nënë e një vajze, po ashtu është martuar me bashkë-themeluesin e Reddit, Alexis Ohanian.
Mirëpo, kjo nuk e ka ndaluar kanadezin që të jetë prezent në ndeshjen çerekfinale të Serenës, të cilën ajo e fitoi teksa ndjek titullin e 24-t Grand Slam.