Drake pritet të pranojë një nder të madh!
Reperi 34-vjeçar do të pranojë çmimin e Artistit të Dekadës në ceremoninë e Billboard Music Awards 2021.
Çmimi vjen pasi ai u radhit si artisti me performancën më të lartë në 10 vjet të fundit, bazuar në tabelën e këngëve të Billboard Hot 100 dhe të albumit Billboard 200.
Aty përfshihen edhe të dhëna nga mediat sociale dhe të ardhurat nga turneu prej datës 5 dhejtor 2009 e deri më 28 shtator 2019, i cili është përpiluar nga Billboard Boxscore.
Drake aktualisht mban titullin për më shumë Billboard Music Awards, pasi ka fituar 27 gjatë karrierës së tij.
Ai është gjithashtu i vetmi artist solo mashkull me mbi 50 javë në vendin e parë në Billboard Hot 100 dhe mashkulli i parë solo që ka nëntë albume nr.1 në Billboard 200.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore Billboard 2021 do transmetohet të dielën e 23 majit dhe do të udhëhiqet nga Nick Jonas.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.