Lajmet e fundit

Drake ka folur në lidhje me presidentin amerikan Donald Trump.
Reperi 30-vjeçar ka ndarë mendimin e tij në lidhje me Trump gjatë një koncerti të dielën në mbrëmje në O2 Arena në Londër.
“Çdo ditë sa herë që zgjohem shoh gjithë këto gjëra negative që ndodhin në botë. Njerëzit duke u përpjekur të na copëtojnë, njerëzit duke u përpjekur të na bëjnë të kthehemi kundër njëri-tjetrit”, filloi Drake, transmeton Klan Kosova.
Ai më pas shtoi: “Momentet e mija më krenare – në qoftë se ju shihni përreth kësaj salle, ju do të shihni njerëz nga të gjitha racat dhe të gjitha vendet, dhe e gjitha që kemi bërë sonte ka qenë për arritur brenda këtij objekti, për të dhënë dashuri, festuar, më shumë jetë dhe muzikë”.
"Dhe unë vetëm dua që ju ta kuptoni se nëse ju keni menduar për vetëm një sekond se një njeri mund ta ndajë këtë botë, ju jeni jashtë mendjes. Na takon neve ta mbajmë të bashkuar. Le të pird***", përfundoi Drake.