Lajmet e fundit

Një bari 40 vjecar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në bjeshkët e fshatit Kuklibeg të Dragashit.
''Rreth orës 21:00 një qytetar e ka informuar policinë së vëllai i tij, S. H. 40 vjeç, bari delesh, ishte goditur nga rrufeja'' njofton Policia rajonale e Prizrenit, transmeton Klan Kosova.
Pas pranimit të informacionit njësitë e policisë dhe të emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar rastin.
''Pas pranimit të informacionit është informuar edhe prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që trupin e pa jetë ta marrin familjarët, ndërkaq në vendin e ngjarjes konstatohet se rrufeja i ka vrarë edhe 13 dele'', thuhet në komunikatë transmeton Klan Kosova.