Lajmet e fundit

Pas Qeverisë edhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik, ka votuar draft-statutin për Trepçën.
Megjithatë ka pasur shumë ankesa, sidomos nga deputetët e opozitarë që janë pjesë e këtij komisioni – LDK-së dhe Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.
Ata, përfshirë edhe ministrin Valdrin Lluka, thanë se ka gabime teknike, logjike dhe ligjore.
Por ministri ka thënë premtime se ka vend për ndryshime ligjore.
Pajtueshmëri për votimin e sotëm është arritur edhe më drejtuesit e Bordit dhe Sindikatës së Trepçës.
Lluka ka thënë se votimi i këtij draft-statuti është lajm i mirë pasi që në këtë drejtim kanë qenë të vonuar.