13.02.2019 · përditësuar para 2727 dite1 min lexim
Ekipi negociator pas disa orë punimesh, të martën ka përfunduar tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë dhe sot do t’ua dorëzojë për shqyrtim krerëve të shtetit.
E njëjta më pas do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.
Lajmi është bërë i ditur nga Fatmir Limaj, njëri nga kryesuesit e ekipit negociator, ndërsa ka bërë me dije se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Mësohet se draft-platforma do të dorëzohet në ora 10:00.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.