Lajmet e fundit

Njëra nga yjet e emisionit “Selling it In the ATL”, pritet që në emision të tregojë se Dr. Dre është babai i djalit të saj, por raportohet se Dre ka prova pozitive që ai nuk është, transmeton Klan Kosova.
Fakti është që Dre ka pasur lidhje me Gwen Boyd Moss, e cila tani është një agjente e patundshmërive në emisionin WeTv. Në fillimet e viteve 90-ta ajo e lindi të birin, të cilin e quajti Justin Young (emri i vërtetë i Dre është Andre Young) dhe e ka informuar Dre që ai është babai.
Pas kësaj ai ka filluar t’i paguajë asaj mbështetjen financiare për fëmijën dhe kjo ka vazhduar për disa vjet. Por në vitin 1998 reperi e punësoi një avokat të ri, i cili e pyeti se pse ishte bindur që është babai i Justin. Dre ka hënë se ai vetëm e ka supozuar se ishte, por avokati kishte insistuar që ai ta bëjë testin e ADN-së.
Bëhet e ditur se Dre i ka bërë dy teste, të cilët kanë dëshmuar se ai nuk është babai dhe gjykatësi e ka dhënë vendimin që nuk ka më nevojë të paguajë.
Më gjasë kjo nuk shkoi mbarë për Gwen. Ajo e rriti të birin Justin, i cili është i sëmurë nga autizmi, dhe vazhdon ende të kujdeset për të edhe tani kur ai është në moshën 20 vjeçare.
Raportohet se WeTv do ta transmetojë një emision, në të cilin Gwen e zbulon emrin e babait të Justin, por zëri do të mbulohet – thuhet për shkaqe ligjore. Çdokush që do ta shikojë këtë emision do të mund t’i mbledhë pikët, sepse Gwen aty flet për disa biznese në të cilat Dre është i përfshirë.
Bëhet e ditur se ajo beson që testet e ADN-së janë falsifikuar dhe është e bindur që Dre është babai.