Lajmet e fundit

Shoqata Down Syndrome Kosova ka bërë të ditur se ka hapur qendrën e re në Prizren. Edhe pse nga viti 2009, kjo degë ishte e hapur në Prizren, aktivitetet e anëtarëve të kësaj shoqate, ishin pothuajse të parealizueshme për shkak të hapësirës shumë të vogël ku ndodhej kjo qendër.
Mirëpo tani me hapjen e qendrës së re e cila u mundësua me përkrahjen e Kuvendit Komunal të Prizrenit, shumë aktivitete do të organizohen për personat e prekur nga sindromi down.
Sipas drejtoreshës së Down Sindrom Kosova. Sebahate Hajdini-Beqirit, kjo kauzë kjo qendër që u hap sot do të ofrojë mundësi më të madhe për shërbime për komunittin e prekur me Doën sindrome.