Ideja e pushimit të paguar të atësisë e ka zhvendosur fokusin nga nënat e reja tek njësia familjare kur lind një fëmijë.
Përderisa kompani të ndrshme vendosin të ofrojnë përfitim shtesë për prindërit e rinj, një kompani po ofron një grant për baballarët që nuk kanë qasje në pushimin e paguar të atësisë.
"Dove" krijoi një fond për pushimin e atësisë që është një përpjekje për të mbledhur mbi 1 milion dollarë për baballarët në Amerikë gjatë dy viteve të ardhshme, sipas faqes së tyre të internetit.
Fondi do t'u sigurojë baballarëve që nuk kanë qasje në lejen e atësisë 5.000 dollarë grante në mënyrë që ata të mund të kalojnë kohë me fëmijët e tyre të rinj.
"Baballarët që punojnë nuk duhet të zgjedhin mes fëmijëve të tyre dhe një page - sepse kur marrin lejen e atësisë përfitojnë familjet, vendet e punës dhe komunitetet" thuhet nga Dove.
https://www.instagram.com/p/BuEZPgwHa7Q/
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.