Lajmet e fundit

Në katedralen Nëna Terezë në Prishtinë u mbajt kremta “Festa e së lumes Nëna Terezë”.
Në këtë meshë, ipeshkvi i Kosovës, imzot Dot Gjergji, tha se Nëna Terezë ishte himni i dashurisë për Zotin - një person bujar, që i shërbeu gjithë jetën e saj të varfërve, të mjerëve dhe të braktisurve.
Gjithashtu ai shtoi se popullin e Kosovës e ka bekuar Zoti sepse gjithë dashurinë e tij e ka derdhur në zemrën e Gonxhes - personazh që ka mahnitur gjithë njerëzimin.
Në meshën, e cila ishte e stërmbushur – kishte edhe pjesëtarë të KFOR-it dhe misioneve diplomatike në Kosovë - u kënduan këngë kishtare dhe u bënë lutje për jetë më të mirë.