Lajmet e fundit

Një vit nga vjedhja e konsideruar si skandal në institucionit më të lartë financiar në vend, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Për Fullanin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, si përgjegjës kryesor në rolin e drejtuesit të Bankës së Shqipërisë. Në mbyllje të hetimeve, prokuroria ka ngritur edhe akuzën për tenderat e rikonstruksionit të BSH-së dhe Hotel Dajtit.
Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë për A1 Report se të hënën do t'i komunikohet zyrtarisht akuza vetë Fullanit, ndërsa nuk dihet nëse ish-guvernatori do të paraqitet apo jo.
Për vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në BSH është dënuar ish-përgjegjësi i arkës stok Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia si bashkëpunëtore e tij, ish-punonjëse në BSH.