Lajmet e fundit

Tom Doshi, deputeti i Shkodrës, kërkon të ballafaqohet me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kërkesa u bë publike ditën e sotme, nga një prej avokatëve mbrojtës të Doshit. Kjo kërkesë lidhet me dëshminë e ministrit për çështjen e atentatit ndaj deputetit të përjashtuar nga PS-ja.
“Kërkesën për ballafaqim me ministrin e Brendshëm, e kemi bërë pasi ministri ndryshe ka thënë në deklaratën publike për mediat dhe ndryshe kur është pyetur para prokurorëve. Ka dhënë qëndrime të ndryshme në pyetjen e tij si dëshmitar para prokurorëve, ndaj e mendojmë si një veprim normal ballafaqimin për sqarimin e fakteve”, tha avokati në mbyllje të seancës në Gjykatën e Lartë.
Gjithashtu, avokati i Doshit bëri të ditur se turpit gjykues iu kërkuan një sërë provash, të cilat kanë rëndësi për zbardhjen e skenarit për vrasjen e deputetit.
“Kërkuam ripyetjen e një pjese të mirë të personave që janë pyetur, një numër të madh ballafaqimesh, si dhe të merren njëkohësisht edhe disa prova të tjera”, tha avokati./Shekulli.al