Lajmet e fundit
Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste , Tom Doshi ka vazhduar me sulmet për LSI-në dhe kreun e saj.

Këtë radhë ai ishte në komunën Vig-Mnelë, ku sulmoi sërish Ilir Metën.
“Kryekomunari Pjetër Lleshi, administrata dhe populli i bashkohen totalisht frymës së fitores, ndryshe nga Hasani i Kukësit që iu bashkua i vetëm Ilir Metës. Vig-Mnela në bllok mbështet kandidatin Gjokë Lleshi. Kjo ndodhi pasi kandidati që garon nën siglën e PD, është realisht kandidat i LSI dhe Ilir Metës”, tha Doshi,transmeton Mapo.al