Borussia Dortmundi e ka mposhtur Augsburgun, me rezultat të ngushtë 4-3, në kuadër të xhiros së 16-të në Bundesliga.
Serinë e golave e nisi Jude Bellingham, në minutën e 29’, teksa mysafirët e barazuan rezultatin shpejt me Arne Maier.
Vetëm dy minuta zgjati barazimi, pasi Dortmundi u kthye në lojë edhe njëherë me Nice Schlotterbeckin. Por, Augburgu gjithashtu nuk u dorëzua duke e barazuar rezultatin pak para se të përfundonte pjesa e parë me Ermedin Demiroviqin.
Në pjesën e dytë, Dormundi edhe njëherë kaloi në epërsi me Bynoe Gittens, në minutën e 75’. Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë David Colina barazoi shifrat.
Një minutë më vonë Giovanni Reyna shnëoi golin e fundit në ndeshje dhe të fitores për Dortmundin.
Dortmundi pas fitores kalon në vendin e gjashtë me 28 pikë, pas 16 ndeshjeve. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.