Lajmet e fundit

Borussia Dortmund është fitues i Kupës së Gjermanisë pasi mposhtën në finale Leipzigun me rezultat 1:4.
Llogarinë e hapi Jadron Sancho, qysh në minutën e pestë.
Pas tij shënoi edhe Erling Braut Haaland, në minutën e 28-të.
Ishte sërish Sancho, ai i cili realizoi sërish në fund të 45 minutave të para të takimit.
Rezultati u ngushtua nga Leipzig me Daniel Olmo, i cili shënoi në minutën e 81-të.
E për rezultatin përfundimtar Leipzig 1 Dortmund 4 shënoi prapë Haaland.