Lajmet e fundit

Borussia Dortmundi ka arritur që të kalojë në çerekfinale të Champions League.
Kjo pasi Dortmundi e mposhti PSV-në me rezultat 2-0, apo të përgjithshmin prej 3-1.
Golin e parë e shënoi Sancho në minutën e 3-të të takimit, i cili ishte i vetmi në pjesën e parë, njofton Klankosova.tv.
PSV-ja pati disa raste në pjesën e dytë, ku në minutën e 53-të e goditi edhe shtyllën me anë të Lozanos, por që topi nuk e preku rrjetën.
Në minutën e 77-të, Dortmundi e shënoi edhe golin e dytë, por që i njëjti u anulua pas intervenimit të VAR-it.
Ndërsa, golin e dytë të rregullt, gjermanët e gjeten tek në minutën e 95-të pas një gabimi të mbrojtjes holandeze, gabim të cilin e shfrytëzoi pikërisht Reus.