Lajmet e fundit

Borussia Dortmund raportohet të ketë dyfishuar çmimin e Erling Haaland në përpjekjet e tyre për të mbajtur yllin në klub duke vendosur klauzolën prej 200 milionë euro për ata që duan shërbimet e lojtarit.
Tani, Dortmund po tenton të parandalojë interesimin e madh të gjigantëve të Premier Ligës si Manchester United, City dhe Chelsea, së bashku me Real Madridin e La Ligas, siç raporton botimi spanjoll AS, transmeton klankosova.tv.
Interesi i dy rivalëve premier ligës,Manchester Cityt dhe United tashmë dihet, me të dy klubet në treg për një qendër sulmuesi të nivelit elitar, siç është Haaland.
Kampionët e kurorëzuar së fundmi të Evropës, Chelsea, janë gjithashtu në kërkim të norvegjezit, megjithëse strategu gjerman, Thomas Tuchel, ende po mundohet të nxjerrë më të mirën nga bashkatdhetari i tij Timo Werner, për të cilin Blutë shpenzuan 53 milionë euro një vit më parë.
Raportet në Spanjë gjithashtu deklarojnë se Real Madrid do të hyjë në garë për të marrë shërbimet e Haaland, nëse dështojnë me Kylian Mbappe të PSG-së.
Nëse Haaland mbetet në Dortmund, një klauzolë lirimi do të hyjë në kontratën e lojtarit verën e ardhshme, që do të thotë që skuadrat do të jenë në gjendje ta vlerësojnë atë për vetëm 81 milion euro.
Ole Gunnar Solskjaer është i përkushtuar të ribashkohet me Haaland, me të cilin ka punuar në Molde, dhe sjelljen e yllit në Old Trafford.
Po kështu, Pep Guardiola është gjithashtu një admirues i sulmuesit të ri, por thuhet se po kërkon një marrëveshje për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit të Tottenhamit, Harry Kane këtë verë.