Lajmet e fundit

Senatori i Senatit amerikan, John Mc Cain nuk do të vazhdojë më mjekimin për kancerin e trurit me të cilin ai u diagnostifikua vitin e kaluar. Lajmin e ka konfirmuar vajza e tij përmes një postimi në Twitter.
“Familja ime u është thellësisht mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe zemërgjersinë që ju keni treguar gjatë vitit të kaluar. Faleminderit për mbështetjen dhe lutjet tuaja të vazhdueshme. Ne nuk do t’ia kishim dalë kaq larg pa juve, ju na keni dhënë fuqi të vazhdojmë tutje”, është shprehur Meghan McCain.
81 vjeçari ishte duke marrë trajtime mjekësore qysh nga korriku i 2017-tës.
Ai la Washingon-in për të qenë me familjen e tij në Arizona edhe pse ai ishte ende një figurë e zëshme politike.
Ka kohë që McCain është një nga kritikët më të ashpër të presidentit amerikan, Donald Trump.