Lajmet e fundit

Njeri prej karikaturistëve që i mbijetoi sulmit në redaksinë e revistën Charlie Hebdo, Renald Luzier, i njohur si Luz, ka paralajmëruar se më nuk do të karikaturojë figurën e profetit Mohamed.
Shkak për këtë vendim të tij është frika e përsëritjes së sulmit që ndodhi në redaksinë e revistës. Këtë njoftim Luz e bëri të njohur për gazetën Liberation, e cila i pati dal në krah revistës Charlie Hebdo, me vazhdimin e publikimit të numrit të kaluar që u shit në miliona kopje.
Ndryshe, në fillim të këtij viti, dy persona patën vranë 12 persona, kryesisht punonjës të revistës Charlie Hebdo.