Lajmet e fundit

Para pak minutash në kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është dorëzuar ish-deputeti i PDK-së Azem Syla.
Lajmin për dorëzimin e Sylës e ka konfirmuar për Klan Kosovën avokati i tij, Tomë Gashi.
"Mund t`ua konfirmojë se Azem Syla është dorëzuar ", njofton Klan Kosova. "Moti është ndreq, e ai vendosi me u kthy".
Policia ishte vënë në kërkim të ish-deputetit nga radhët e PDK-së që nga dita e mërkurë i cili po dyshohet për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.
Në operacionin e realizuar para dy ditësh nga EULEX-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës u bastisën më shumë se 40 lokacione të ndryshme.
Bashkë me Sylën të kërkuar janë edhe 50 persona të tjerë, të cilët në forma të ndryshme lidhen me keqpërdorime dhe shpëlarje parash.