Lajmet e fundit

Shoqata “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë sa aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.
Kryetari i kësaj shoqate, Jahir Bejta tha se edhe pse për gjykimin e çështjeve juridike kompetente janë gjykatat në të vendet e së cilave kanë ndodh krimet një gjë e tillë nuk po bëhet në Kosovë.
Ai kërkoi që të ndërpritet sipas tij, fyerja që është duke iu bërë viktimave me kërkesat që drejtësinë ta kërkojnë në gjykatat e shtetit serb.
Bejta i bëri thirrje ministrisë së Drejtësisë që në agjendën për vitin 2020 ta fusin edhe zhbllokimin e gjykatave.
Shoqata “Ngritja e Zërit” në korrik të viti kishte dorëzuar dosje të ngjashme mirëpo sipas kryetarit të kësaj shoqate nuk kanë marrë ndonjë përgjigjeje deri më tani.