Lajmet e fundit
Dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Thumanë të Krujës janë vetëdorëzuar pasditen e sotme.

Daniel dhe Besnik Kora janë arrestuar sot nga policia pasi tre ditësh në kërkim, ndërsa ai që dyshohet se ka qëlluar me armë mbi tre personat e familjes Çeku, Pëllumb Kora, vazhdon të mbetet i fshehur,transmeton Shekulli.al
Mësohet se në pranga janë vënë edhe persona të tjerë që ndihmuan tre vëllezërit të largoheshin nga vendi i krimit.
Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e premte, në Thumanë të Krujës, ku gjatë një konflikti të çastit u vranë 3 persona dhe u plagos një tjetër. Tre persona nga e njëjta familje; babai, djali dhe nipi u vranë me armë zjarri pas një konflikti banal të njërit prej viktimave me autorët e dyshuar të krimit.