Lajmet e fundit

Komisioni parlamentar për sigurinë kombëtare i Shqipërisë ka vendosur këtë të martë të zgjasë afatin e amnistisë për dorëzimin e armëve.
Burime pranë këtij komisioni bëjnë me dije se afati është zgjatur deri në 31 dhjetorin e ardhshëm, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.
Komisioni ka dalë edhe me një propozim, që fëmijëve të familjeve që dorëzojnë armët t'u jepet falas një lap top ose t’u sigurohet falas interneti.