Deputeti Ervin Salianji ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Ai “thumboi” me anë të një statusi në Facebook duke thënë që “numërimi” e la jashtë.
Salianji shkruan më tej se dorëheqja pas çdo rezultati duhet të kthehet në standard në politikë për çdo mosarritje.
“Numërimi për kryesinë më nxori jofitues me 1 votë, kjo matematikë duhet lexuar me përgjegjësinë e duhur. Ndaj duhet marrë koha e nevojshme për të vendosur se çfarë duhet të bëj më shumë për të merituar besimin, për të luftuar me qeverinë, apo të bëj opozitë më të fortë për të qënë përfaqësues i demokratëve për një fitore edhe në numra edhe në frymë”, shkruan ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.