Lajmet e fundit

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës, Naser Mrasori, ka dhënë dje dorëheqje nga pozita e tij në këtë universitet.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në RTK, Mrasori ka thënë se ka dhënë dorëheqje vetëm se ka vendosur të rikthehet në vendin e punës në Universitetin e Prishtinës, por nuk do ta lë anash as angazhimin në “Haxhi Zeka”.
“Unë kam hequr dorë vetëm nga detyra e rektorit. Unë do të jap kontributin tim ende për këtë universitet. Unë e kam përfunduar misionin tim. Unë do të kthehem në Universitet por do të jap kontributin tim në arsim”, ka thënë Mrasori.
Në vend të tij ushtrues i detyrës së rektorit aktualisht është emëruar Fadil Millaku.