Lajmet e fundit

Presidenti në Zimbabwe, Robert Mugabe, ëahtë pajtuar që të japë dorëheqje dhe është duke e përgatitur deklaratën së bashku me ushtrinë, kjo sipas familjarëve te tij.
Mugabe më herët gjatë ditës u largua nga udhëheqësia e partisë qeverisëse në këtë vend, dhe postin e tij si i pari i Partisë Zanu-PF e ka zënë ish-zëvendëspresidenti Emmerson Mnangagwa.
Kjo vjen pasi ushtria morri kontrollin në Zimbabwe pasi që Mugabe largoi zëvendëspresidentin ditën e mërkurë, me qëllim që të trasoj rrugën që bashkëshortja Grace Mugabe e tij të marrë postin e presidentes.
Edhe Grace është përjashtuar nga partia ditën e sotme./klankosova.tv