Lajmet e fundit

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Mirjana Jevtiq e ka informuar sot kryeministrin Isa Mustafa për dorëheqjen e saj në këtë post.
Kjo gjë është konfirmuar nga kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, transmeton Klan Kosova.
“Mirijana Jevtiq në mesditë e ka informuar kryeministrin Isa Mustafa, se po dorëhiqet nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe për dorëheqjen e Jevtiq, Lista Serbe e njoftoi edhe kryeministrin” tha Simiq.
Ajo është emëruar në krye të këtij dikasteri qeveritar nga kryeministri Isa Mustafa më 16 dhjetor pas shkarkimit të Ljubomir Mariqit.
Klan Kosova ka siguruar edhe letrën e kryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq drejtuar kryeministrit Isa Mustafa ku kërkohet që Jevtiq të lirohet nga detyra e ministres.