Lajmet e fundit

Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Rubena Moisiu, është larguar nga detyra që mbante prej shumë vitesh, transmeton Klan Kosova.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se Moisiu ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Ende nuk dihen motivet e largimit të saj, por ai vjen pak kohë nga vdekja e një gruaje shtatëzënë dhe foshnjës së saj.
Në krye të maternitetit është caktuar mjeku Arben Rugia. /Top Channel/