Lajmet e fundit

Sot kanë dhënë dorëheqje pesë anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë apo siç njihet Bordit të Agjencisë së Kosovës.
Për këto dorëheqje ka reaguar Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar pas dorëheqjes së pesë anëtarëve të KSHC-së tre prej të cilëve ishin ndërkombëtarë, dhe dy të tjerë nga Bordi i këtij këshilli,
ORCA thekson në një njoftim se respekton qëndrimin e tyre për ruajtje të privatësisë së tyre, por po ashtu thekson se ligjet duhen respektuar për të gjithë njëjtë. ORCA mendon se ky detyrim duhet ose të hiqet për anëtarët ndërkombëtarë në të ardhmen ose të gjenden anëtarë ndërkombëtarë që pranojnë ta deklarojnë pasurinë para se të emërohen në pozitë.
“Dorëheqjen e dy anëtarëve vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gamend Lubotenit dhe Vjollca Krasniqit, ORCA i sheh si të panevojshme në këtë kohë, sidomos të znj. Krasniqi e cila edhe ashtu do ta përfundonte mandatin në muajin prill 2021. Vlen të theksohet se anëtarët e dorëhequr nuk njihen për rol konstruktiv brenda KShC-së, për më tepër ata kanë luajtur rol aktiv në tentimin për ta ndalur monitorimin e KShC-së nga shoqëria civile dhe mediet”
“Dorëheqjet e tyre si Kryetar dhe Nënkryetare do të kishin më shumë kuptim në të kaluarën kur Agjencia pati dështuar të kryente funksionet e saj”.
ORCA i kërkon Qeverisë në detyrë që të mos bëjë asnjë hap tutje në drejtim të emërimit të anëtarëve të rinj.