Lajmet e fundit

Dy nënkryetarët e Aleancës Kosovare të Biznesit, Burim Piraj, Skënder Krasniqi si dhe dy anëtarët e tjerë të Bordit, Arsim Selmanmusaj, Hyseni Zogaj si dhe koordinatori i zyrës regjionale Diamant Elshani kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre.
"Duke e marrë parasysh pamundësinë e funksionimit tonë sipas ligjit dhe për ti mbështetur bizneset, ne të poshtënënshkruarit heqim dorë publikisht nga pozitat tona në AKB duke konsideruar se kërkesat tona janë të drejta dhe AKB nuk është duke funksionuar sipas statutit dhe arsyes së themelimit" thuhet në një letër që ata ia kanë drejtuar presidentes Atifete Jahjaga, kryeministrit Isa Mustafa dhe komunitetit të biznesit.
Ata kanë kërkuar nga inistucionet vendore që që të ndërpritet komunikimi me AKB-në, si dhe të ftohet Prokuroria të bëjë hetime ndaj këtij institucioni.
Njëherit ish-anëtarët e AKB-së përmes kësaj letre i kanë bërë thirrje komunitetit të biznesit, institucioneve vendore dhe të huaja të mos financojnë më këtë aleancë, transmeton Klan Kosova.