Lajmet e fundit

Organizata EC Ma Ndryshe ka thirrur një protestë qytetare të mërkurën në ora 12 tek Sheshi Shadërvan.
Protesta do të mbahet për të kërkuar përgjegjësi penale ndaj tragjedisë që i ka ndodhur të hënën familjes Gashi duke e humbur vajzën e tyre Xhenetën.
Kjo është thirrja e EC Ma Ndryshe:
Ftohen të gjithë qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës në protestën për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares Xheneta Gashi në fillim të javës në Prizren. Protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12.00 (mesditë).
Protesta qytetare do t’i ketë dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë.