Lajmet e fundit

Dorëheqja e tij nga Aleanca Kosova e Re, pak orë para se të fillonte seanca për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës u bë një ndër lajmet më të përfolura të enjten.
Por, Korab Sejdiu, po thotë se kjo nuk është diçka e madhe, njofton Klan Kosova.
Kandidati që mori vota nën ombrellën e AKR-së do që historinë e tij politike në Parlament ta fillojë si deputet i pavarur.
Ani se doli kundër koalicionit që tashmë e mori drejtimin e Kuvendit, ky uron të gjithë për funksionalizimin e institucioneve.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.