Lajmet e fundit

Në raportin e fundit të Bankës Botërore dedikuar Maqedonisë, krahas aspektin ekonomik është përfshirë edhe kriza politike dhe arritja e marrëveshjes politike”, njofton Zhurnal.
Në raport potencohet se me ndërmjetësim të Unionit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, subjektet politike arritën marrëveshje për qeveri kalimtare deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në prill të vitit 2016. Aty potencohet se sipas marrëveshjes, kryeministri aktual Nikolla Gruevski duhet të jep dorëheqje dhe të formohet qeveri me mandat të precizuar për të organizuar procesin zgjedhor.
Si sfidë kryesore për Maqedoninë sipas Bankës Botërore është tejkalimi i mosmarrëveshjeve politike, reformat strukturore, zvogëlimi i deficitit fiskal, si dhe zvogëlimi i varfërisë dhe papunësisë”, transmeton Zhurnal.