Lajmet e fundit

Prezantuesi i emisionit The Tonight Show, Jimmy Fallon, pasi e ka lënduar dhe operuar dorën e tij të majtë, tani në twitter e ka fotografuar atë, për t'i treguar ndjekësve të tij rreth gjendjes aktuale.
Dora e majtë e prezantuesit shihet e lidhur rëndë. Ai sqaroi se aksidenti ndodhi kur unaza e tij është kapur për majën e tavolinës, dhe më pas ai është penguar duke rënë brenda shtëpisë së tij, transmeton Klan Kosova.
Të paktën, prezantuesi i Tonight Show ende mund të llogarisë në dorën e tij të djathtë për gjërat e rëndësishme. Si psh për rrjetet sociale.