Kosova e ka siguruar medaljen në Kampionatin Botëror të Boksit "Felix Stamm”, e cila po mbahet në Varshavë të Polonisë.
Boksierja Donjeta Sadiku, e ka prekur finalen e kësaj gare të rëndësishme të këtij sporti.
Në gjysmëfinale, ajo e mposhti italianen Rebecca Nicoli, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës transmeton Klankosova.tv.
Derisa në çerekfinale, boksierja kosovare triumfoi ndaj polakës Alesandra Jankowiak, me rezultat 5:0.
Donjeta Sadiku, garon në kategorinë deri në 60 kilogramë./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.