Lajmet e fundit

Bokserja kosovare Donjeta Sadiku, edhe sot nuk i ndali stërvitjet përderisa disa nga qytetarët e komunave të Kosovës kanë dalë për të votuar.
Sadiku, ndihet shumë e dëshpëruar për shkak që nuk iu mundësua pjesëmarrja në kampionat botëror që zhvillohet në Indi, e kjo për arsye të mos liberalizimit të vizave.
Por lajmi i mirë erdhi ditën e djeshme kur erdhi një shkresë nga komuniteti olimpik botëror, që Donjeta ndoshta mund të udhëtojë ditën e hënë për në këtë kampionat.
Shorti është hedhur dhe Sadiku do ta ketë ndeshjen e saj ditën e martë kundër australianes. Ajo madje nuk ka dalë në votim, pasi që dëshpërimi ka bërë që mos të ketë njohuri për këto zgjedhje.