Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore (World Boxing" Feliks Stamm" që po mbahet në Varshavë të Polonisë. Në finalen e kategorisë 60 kg, ajo mundi britaniken Elisse Glynn me rezultat 5:0. Në përgjithësi shënoi tri fitore. Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar Sadikun për këtë medalje. "Gara vlen edhe për të fituar pikë për renditjen botërore. Urime Sadikut, ekipit të saj dhe FBOXK-së", thonë nga ky komitet, transmeton Klankosova.tv. ●●●Shpërndaje këtë artikullSZSHKRIMI NGASh ZEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter