Lajmet e fundit

Sipas një komunikate për medie Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesat e mbrojtësve të të pandehurës Donika Kadaj – Bujupi duke bërë që Departamenti i Krimeve të rënda të vendos se aktvendimi i Gjykatës Themelore më datë 17.12.2015 të ndryshohet si vijon, transmeton Klan Kosova.
Kjo sipas Gjykatës së Apelit, të pandehurës Donika Kadaj- Bujupi, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak e që e dyshuara pas marrjes së aktvendimit do të mbrohet në liri, transmeton Klan Kosova.
Sa i përket të dyshuarës Donika Kadaj Bujupi, nga shkresat e lëndës, nuk rezulton asnjë rrethanë e posaçme, objektive që do ta bënte të arsyeshëm bazën ligjore, të vazhdimit të arrestit shtëpiak.