Lajmet e fundit

Rrezet e diellit e forcojnë shëndetin tonë, duke i dhënë energji sistemit tonë imunitar, thonë shkencëtarët, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Dielli bën që qelizat T - të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në luftimin e infeksioneve – të lëvizin më shpejtë.
Të kaluarit kohë në diell, tashmë njihet për prodhimin e vitaminës D, e cika ndihmon në luftimin e astmës, kancerit të gjirit dhe depresionit.
Mirëpo studimet e reja nga Georgetown University, kanë zbuluar se qëndrimi në diell, ka edhe një tjetër benefit.
Ata kanë gjetur se dielli stimulon prodhimin e qelizave T, të cilat e forcojnë imunitetin dhe trupi më pas, është i gatshëm të mbrohet nga infeksionet.